Rusia përpiqet të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergeri Lavrov ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar në synimet për të normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është e dukshme që Bashkimi Evropian ka dështuar, për arsye se Prishtina refuzon të implementojë marrëveshjet e arritura”, ka thënë ai, teksa ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai gjithashtu ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë po bëhet nga presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerika është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Lavrov, shkruan B92.
Shtuar më 09/11/2018, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori