Rekord mbajtësi i Anglisë U21 “i frustruar” me Arsenalin

Eddie Nketiah dëshiron të largohet nga Arsenali . Sulmuesi 22-vjeçar ka shumë pak minuta në klubin londinez dhe i përfundon kontrata në vitin 2022.

Për këtë arsye, Borussia Monchengladbach i ka vënë sytë tek ai dhe po përgatit një ofertë për ta marrë në janar, sipas ‘The Sun’. Futbollisti britanik tashmë dëshironte të largohej nga klubi verën e kaluar, por Arteta e bllokoi largimin e tij për shkak të mungesës së sulmuesve.

Klubi londinez dëshiron që ai të rinovojë, por sulmuesi duket se nuk është në këtë mendje, kështu që opsioni i vetëm i Arsenalit për të marrë para për të do të jetë lejimi i largimit të tij në janar. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Anglisë U-21 me 16 gola (në 17 ndeshje), para Alan Shearer me 13./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 14:35