Rusia mbështet bisedimet Kosovë-Serbi
Ministria e Jashmte Ruse ka përshëndetur bisedimet direkte mes Beogradit dhe Prishtinës si mënyrë të vetme “për të zgjidhur problemin e Kosovës”.

“Ne e mirëpresim nisjen e dialogut. Jemi të bindur se zgjidhja e qëndrueshme e problemit të Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, është e mundur vetëm përmes negociatave”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Aleksandar Llukasheviq.

"Negociatat kanë për qëllim sigurimin e paqes dhe të rendit, ndërsa janë “e vetmja alternativë për hapat e njëanshëm që bien ndesh me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”- ka përfunduar Llukasheviq. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2011, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori