Presidenti i Barcelonës mbështet trajnerin Setien

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se ka besim të plotë te trajneri Quique Setien.

Barcelona të dielën mbrëma triumfoi 4:1 në udhëtim ndaj Villarrealit, duke mbetur në garë për titullin në La Liga. Barcelona zë vendin e dytë me një disavantazh prej katër pikëve nga lideri Real Madridi.

“Ne kemi besim të plotë te Quique Setien. Ai po bën një punë të madhe”, ka thënë Bartomeu për “Movistar”.

Në mediume është raportuar se Setien pritet të shkarkohet në fund të stinorit.


Shtuar 6.07.2020 14:27