Rugova: Jo me PDK-në, nëse dështon PAN flasim edhe me VV-në
Deputeti i ri i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se përjashtojnë me çdo kush koalicionin me PDK-në. Ky qëndrim shprehet ai është rikonfirmuar në takimin e deputetëve të rinj me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ka shtuar më tej se nëse dështon PAN atëherë do të jenë të gatshëm të flasin me partitë tjera për formimin e qeverisë.

Naser Rugova, një ish-Këshilltarë i Presidentit Ibrahim Rugova, ka arritur përsëri të bëhet deputet në Parlamentin e Kosovës.

Deputeti i LDK-së thotë se kanë qëndrim të qartë se vetëm me PDK-në as nuk flasin dhe as nuk bëjnë koalicion për ndërtimin e qeverisë së re.Ai thotë se po presin fillimisht dështimin e PAN-it për të nisur pastaj negociatat me partitë tjera për krijimin e institucioneve.

"Është qëndrim i qartë i LDK-së, i gjithë deputetëve, se nuk ka koalicion me PDK-në. Nëse dështon PAN në formimin e Qeverisë atëherë LDK do të flas me partitë tjera, për formimin e Qeverisë", ka thënë Rugova.

Po ashtu për sa i përket diskutimeve me partnerët e mundshëm për formimin e qeverisë pas dështimit të PAN do të orientohen në programin qeverisës. Për emrin e kandidatit për Kryeministër nuk është temë e parë e diskutimeve as me Vetëvendosjen.

Zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni PAN doli i pari me 39 vota, VV e dyta me 32 deputetë, derisa LDK me vetëm 29 deputetë.
Bazuar në Kushtetutë, fituesi i zgjedhjeve mandatohet për formimin e qeverisë.

Nëse herën e parë dështon, i mbetet Presidentit të vendosë së kujt do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori