Rudnicë, kërkime të reja për trupa shqiptarësh
Pëlqej
Prokuroria për krimet e luftës e Serbisë ka vendosur që sot të kryhen kërkime të tjera në Rudnicë.

Deri më tani, në këtë lokacion janë gjetur 45 mbetje mortore.

Të gjithë viktimat dyshohet se janë të etnisë shqiptare, të vrarë gjatë luftës në Kosovë, transmeton Rel.

Rasti ‘Rudnicë’ është nisur në bazë të informacioneve të një dëshmitari të mbrojtur të EULEX-it në Prishtinë i cili ka thënë se në vitin 1999, trupat e shqiptarëve janë hedhur në varrezë masive ndërsa më vonë mbi atë vend është shtruar asfalt. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori