RTK-së i hyn uji
Pëlqej
Reshjet e fundit që kanë vërshuar në Kosovë nuk kanë kursyer as Radio Televizionin e Kosovës.

Sindikata e RTK’së ka njoftuar se punëtorët nuk po mund të shkojnë në vendin e tyre të punës si pasojë e ujërave që kanë vërshuar hapësirat e jashtme të televizionit.

"Sindikata e Pavarur e RTK-së që në orët e hershme të mëngjesit është alarmuar me gjendjen në të cilën po përballen punëtorët e RTK-së, nga vërshimet e ujërave atmosferike dhe atyre të zeza në hapësirat e RTK2 dhe RTK3. Një ekip i SPRTK-së ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër situatën ku si pasojë e kësaj gjendjeje, punëtorëve u është pamundësuar qarkullimi për në vendin e tyre të punës dhe anasjelltas", thuhet në njoftimin e sindikatës. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori