Kryetari i bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi u ka bërë thirrje
partive politike që të heqin dorë nga presioni i tyre për transmetuesin
publik RTK. Ai shprehur rezervat e tij edhe ndaj politikës redaktoriale të RTK-së, si gazetar me profesion duke nenvizuar se nuk është dashur të transmetohet direkt Kongresi i PDK-së të shtunën e të dielën, por as Kuvendi i LDK-së që është mbajtur vite më parë
“Nuk
mendoj se RTK duhet të transmetojë Kongreset apo Konventat e
partive politike. Si gazetar
mendoj se nuk është mirë. Por meqenëse RTK e ka transmetuar edhe Kongresin e LDK, atëherë transmetimi direkt i Kongresit të PDK-së nuk përbënë asnjë precedent”, ka thënë Paçarizi për portalin Korieri.info.
Ndërkohë që drejtori i RTK-së, Sylejman Shaqiri i dorëzoi detyrën Mentor Shalës, i cili është zgjedhur për ta drejtuar medium
publik për tri vitet e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2013,
ora 09:43