Jo vetëm RDT, edhe Cavani pret Real Madridin

Real Madridi ka zyrtarizuar largimin e Borja Mayoral dhe po pret po ashtu largimin edhe të Mariano Diaz.

”Galaktikët” kanë kthyer tanimë në objektiv nënshkrimin me një qendërsulmues që mund të zëvendësojë Karim Benzema.

Ka disa emra që tingëllojnë për madrilenët, si Raul de Tomas që po e pret këtë mundësi, Timo Werner që është nxjerrë në shitje nga Chelsea dhe së fundmi edhe Cavani është një nga ata që do ta vlerësonte një ofertë.

Uruguajani është pa ekip pas përfundimit të kontratës me Manchester United dhe deri më sot nuk ka gjetur asnjë destinacion.

Në parim, duket se dëshira e tij është që të zbarkojë në Madrid. 35-vjeçari dëshiron që të ketë edhe një mundësinë që të tentojë të fitojë Champions League dhe duke pasur veshur fanellën e Realit gjasat rriten ndjeshëm.

Lojtari përmes agjentit të tij është ofruar drejtpërdrejt dhe është edne në pritje që bardhezinjtë të vendosin për të ardhmen e tij. /albeu.com


Shtuar 1.08.2022 19:12