Rrugëtimi i kushton 1 mijë franga, shqiptarët e Kosovës udhëtojnë me kilometra për të votuar sot (FOTO LAJM)

Me dhjetra shqiptarë të Kosovës të shpërndarë në diasporë, kanë vendosur të rikthehen në vendlindjen e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.

As situata e përkeqësuar nga pandemia nuk ka penguar shqiptarët jashtë kufijve të kthehen dhe të votojnë në qendrat e votimit.

Mësohët se më shumë se 10,000 kosovarë do të shkojnë nga Zvicra për të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vetem gjate kesaj jave nga Gjeneva shkuan mijera emigrantë me aeroplane (12 fluturime) tjeret me autobuse (40) dhe qindra vetura drejt Kosoves!

Vetëm ditën e djeshme ka pasur 26 fluturime, të cilat kanë ardhur kryesisht nga Zvicra, Gjermania, Franca..etj. Kurse sot, gjate ditës do te arrijne edhe 19 aeroplane tjere nga te njetat vende.

Shqipëtarët nga Zvicra kane bëre 2 mije km deri ne Kosovë për t’ia dhuruar atdheut nje votë për 14 shkurt që ju kushtoi 1000 franga.
Shtuar më 14/02/2021, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori