Rrugët e papastruara në Prishtinë shkaktojnë kaos nga aksidentet
Pëlqej
Komunën e Prishtinës e ka zënë në befasi bora që ra sot.
Në orët e mbrëmjes trafiku në Prishtinë është përfshirë në kaos. Nga rrugët e papastruara shumë vetura kanë dalë nga rruga e shumë të tjera kanë përfunduar mbi veturat tjera. Madje, në aksidente janë përfshirë edhe vetë organet komunale. Një autobusë i “Trafiku Urban” ka përfunduar në shtyllat anti parking.

Qytetarët kanë shpërthyer me reagime të shumta në rrjetet sociale duke shfaqur mllef ndaj kryetarit, Shpend Ahmeti për rrugët e pa pastruara. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori