Rruga e Kombit zaptohet nga lopët, probleme në komunikacion (FOTO LAJM)

Nga Ervin Shkulaku

Pas pak ditësh, qeveria shqiptare do të paraqesë tarifën e re për të kaluar në rrugën e Kombit pasi pretendohet se është një autostradë dhe autostradat në BE janë me pagesë,shkruan albeu.com.

Ndërkaq, edhe kompania private që do të mbledhë këto lek ka bërë një punë të shkëlqyer te vendi ku do të paguajnë qytetarët duke e zgjeruar edhe më tej sipas starndarteve evropiane, standarte këto që synojmë t'i arrijmë të gjithë.

Por, nga ana tjetër lopët e pafajshme vazhdojnë të qeta të shëtisin nëpër Rrugën e Kombit sikur të jenë në male e bjeshkë. "Meqënse edhe rruga është asfalt siç duket edhe lopët preferojnë të ecin në të, pavarësisht se është autostradë për automjete."

albeu.com raporton se edhe gjatë ditës së djeshme rreth 7 lopë janë parë në këtë autostradë të cilat kishin dalë në mes të saj duke shkaktuar probleme te automjetet të cilat normalisht duke e konsideruar rrugën autostradë mund të jenë me shpejtësi.

Prandaj, është mirë që Kryeministri, Edi Rama përveç vendosjes së tarifës t'i japë përgjigje edhe pyetjes: po lopët, kur do të largohen nga autostrada?/albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori