SKANDALI/ Vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Greqi, si policia ia “dhuroi” Eleonorën burrit-vrasës (FOTO LAJM)

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Zakithnos të Greqisë.

Sipas burimeve nga mediat greke, Oda e Avokatëve të Zakinthos ka proceduar me një notë ankese një raport të rëndësishëm për çështjen e vrasjes nga bashkëshorti të 41-vjeçares shqiptare në ishullin e njohur grek, i cili ndër të tjera i është komunikuar edhe Prokurorit të Gjykatës së Lartë.

Sipas raportit, ndonëse bashkëshorti vrasës ishte i dyshuar dhe ishte vendosur në shërbim prove, edhe pse viktima kishte mbërritur në stacionin e policisë e keqtrajtuar për të denoncuar për të dytën herë atë, oficerët jo vetëm që nuk e mbrojtën, por dyshohet se e kishin njoftuar  49-vjeçarin se ajo po e padiste sërish.

Si pasojë inati i tij ndaj nënës së fëmijëve të u shtua, duke e çuar deri në ndërmarrjen e aktit të rëndë.

Sipas raportimeve të shtypit vendas, i akuzuari-vrasës në orën 20:00 të së dielës mbrëma u gjend në shtëpi dhe filloi ta rrihte pa mëshirë bashkëshorten, duke lëshuar mbi të gjithë mllefin e tij të sëmurë.

Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte torturuar, arriti të shkonte deri në në pragun e policisë për herë të dytë dhe të ngrejë padi kundër bashkëshortit të saj.

Autoritetet po e kërkonin ende autorin në orën 22:30, kur viktima është kthyer në katin përdhesë të banesës në zonën e Tsilivit. Sipas një dëshmitari okular, bashkëshorti e kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon, duke bërtitur: “do të të vras”.

Më pas, me një thikë kuzhine e ka goditur disa herë në të gjitha pjesët e trupit dhe i ka marrë jetën. Nga i njëjti raport rezulton se i njëjti autor “ishte arrestuar në të kaluarën e afërt për dhunë në familje, pasi ka rrahur bashkëshorten e tij, është dërguar në Prokurori dhe është liruar me kushtin shtrëngues, të mos afrohej pranë familjes së tij, duke i qëndruar deri në 100 metra larg”.

Në raportin e Odës së Avokatëve thuhet:

Për të hetuar se në çfarë rrethanash dhe në çfarë mënyre u bë ndjekja e autorit pas denoncimit të bërë ndaj tij nga viktima të dielën, 31 korrik 2022, e cila erdhi në polici e rrahur pa mëshirë.

Nëse autori është kërkuar për t’u arrestuar ose ndryshe është njoftuar me telefon nga oficeri i policisë, se po ndiqet penalisht si pasojë e dënoncimit të gruas së tij.

Nëse ky njoftim telefonik dhe ftesë e autorit nga oficeri i hetimit paraprak nuk ka ndodhur asnjëherë, atëherë si e ka marrë informacion se është denoncuar dhe se është në kërkim për arrestim, fakt që e ka zemëruar dhe e ka drejtuar në shtëpinë e viktimës, ku edhe e vrau?

Duke qenë se shenjat e rrahjes ishin shumë të dukshme, pse si pasojë e denoncimit të viktimës, ajo nuk u dërgua me urdhër me shkrim dhe e shoqëruar nga punonjës policie në spitalin e Zakynthos për të kryer raportin e kërkuar mjeko-ligjor. I gjithë ky proces do të kishte zgjatur (të paktën) disa orë, autori nuk do ta kishte gjetur viktimën në shtëpinë e saj dhe ajo me siguri do të ishte gjallë sot… Aq më tepër, për shkak të seriozitetit të situatës, ajo mund të ndalohej nga personeli mjekësor për sigurinë dhe komoditetin e Spitalit për arsye shëndetësore dhe në këtë mënyrë do të ishte parandaluar vrasjen e saj e cila ndodhi afërsisht 1 orë pasi autori mësoi për ankesën e viktimës.

Nëse për shkak të rikthimit të autorit dhe kushtit kufizues të vendosur ndaj tij, ka pasur kujdes dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga autoritetet për mbrojtjen e viktimës, e cila duket se është kthyer vetëm në shtëpinë e saj, ku autori e priste për ta vrarë.

Bëhet me dije se trupi i 41-vjeçares Eleonora, e cila ra e vdekur në duart e bashkëshortit të saj 51-vjeçar, do të transportohet në Shqipëri. Varrimi i saj është caktuar për të premten, më 5 gusht.