Rrokadë në PTK
Drejtorit për financa në PTK, Nuredin Krasniqit dhe sekretarit të korporatës, Sebajdin Ramaxhikut, nuk u është vazhduar kontrata nga menaxhmenti i ri. Për të dy këto pozita tashmë është shpallur konkurs. Aty thuhet se PTK-ja po kërkon njerëz të kualifikuar, por burimet brenda korporatës thonë se këto ndryshime vijnë pas ardhjes së drejtorit të ri.

Me ardhjen e kryeshefit të ri në Postën dhe Telekomin e Kosovës, Ejup Qerimi ka filluar edhe ndërrimet e zyrtarëve të lartë në këtë kompani, shkruan Express.

Ish-ushtruesit të detyrës se kryeshefit ekzekutiv, dhe njëherësh drejtorit për financa në PTK, Nuredin Krasniqit nuk i është vazhduar kontrata. Njëjtë është vepruar edhe me Sabajdin Ramaxhikun, të cilit nuk i është vazhduar marrëdhënia e punës për pozitën e sekretarit të korporatës. Ky i fundit që deri më tani ka mbajtur dy poste, tani do të jetë vetëm drejtor për çështje ligjore në PTK. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2012, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori