Rrënimi i murit në veri, BE paralajmëron themelimin e Asociacionit me komunat serbe
Pas rrënimit të murit në Veri të Mitrovicës, shefja e Zyrës së BE'së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka hapur temën e themelimitAsociacionitkomunave me shumicë Serbe, e cila ka qenë e pranishme gjatë rrënimit të murit.

Shefja e Zyrës së BE'së në Kosovë, Natalya Apostolove, ka thënë se me të njëjtin vullnet që është rrënuar muri, duhet vazhduar themelimi i Asociacionit.

"Jam duke shikuar, gjithashtu, për fillimin e diskutimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të njëjtin përkushtim që patëm për largimin e këtij muri. Unë shpresoj se do të kemi rezultate të mira", ka thënë Apostolova.

Kundër themelimitAsociacionit me Shumicë Serbe është kundërshtuar nga Opozita, e cila ka paralajmëruar protesta nëse një projekt i tillë zbatohet nga Qeveria, shkruan "Express".

Ndërkohë, Qeveria e Serbisë i ka dhënë ultimatum Kosovës për themelimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në të kundërtën kanë paralajmëruar se një hap të tillë do ta bëjnë vetë. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori