Rritja e profesionalizmit, trajnime për punonjësit e policisë
Në kuadër të Strategjisë Zhvillimore Policia e Kosovës zhvillon trajnime të ndryshme për punonjësit e saj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, kapiteni Baki Kelani thotë për Radio Kosovën se në kuadër të Policisë së Kosovës, bënë pjesë edhe departamenti përgjegjës që përcjellë nevojën e zyrtarëve policorë për trajnime. Sipas Kelanit, përveç trajnimeve në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Policia e Kosovës organizon edhe trajnime të avancuara jashtë vendit.


“Kemi edhe trajnime që zyrtaret policor i dërgojmë jashtë vendit, trajnime qofshin për njësitet e specializuara, departamenteve përkatëse të shtyllës së krimit që kanë të bëjnë qoftë me krim të organizuar, krimet kibernetike, krime financiare etj.” - thekson ai. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2013, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori