Rritja e pensioneve shikohet me skepticizëm
Specialistë të fushës së ekonomisë po e shikojnë me rrezik vendimin e fundit të qeverisë për të rritur pensionet. Sipas tyre kjo gjë do të përkeqësojë bilancin buxhetor. Por, përfaqësuesit e pensionistëve rritjen po e shohin si lojë politike dhe nuk po i besojnë Qeverisë pa i parë paratë në llogari.

E vetë përfaqësuesit e pensionistëve nuk po besojnë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i mbajë fjalët. Ata frikohen se do t’ua bëjë si mësimdhënësve që nuk ua dha kurrë pagesën retroaktive që ua kishte premtuar, shkruan Express.



Drejtori i Qendrës për hulumtime strategjike dhe sociale, STRAS, Ibrahim Rexhepi, thotë se meqenëse bilanci i buxhetit të sivjetshëm është mjaft i ndjeshëm, pa dyshim se kjo rritje do ta përkeqësojë edhe më shumë atë.


“Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës sërish vërtetoi se në vazhdimësi shkel dokumentet që vetë i ka miratuar. Nëse keni parasysh buxhetin e MPMS-së, sipas KASH-it, kjo rritje nuk duket askund. Subvencionet dhe transferet e kësaj ministrie sivjet janë afër 202 milionë eurosh, ose 10 milionë euro më shumë se vjet, ndërkaq në mot vetëm 6 milionë euro më shumë se sivjet.Pra, në buxhet fare nuk figuron kjo rritje”, thotë Rexhepi për këtë gazetë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2012, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori