Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama dhe Sinan Geci, shef i seksionit për integrime euro-atlantike në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, udhëtuan sot, për një vizitë zyrtare treditore në
Letoni.
Ministri i FSK-së Agim Çeku, gjatë qëndrimit në
Letoni, do të ketë takime të shumta zyrtare, në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të pritet nga
Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, dr. Artis Pabriks, me të cilin do të bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet të dy ministrive. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2012,
ora 17:57