Gjatë 24
orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.468 mostra prej të cilëve rezultojnë 289
raste pozitive.
IKSHPK njofton se brenda 24
orëve janë raportuar 14 viktima nga komunat: Prishtinë 5
raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1
rast (77 vjeç), Istog 1
rast (86 vjeç), Malishevë 1
rast (81 vjeç), Pejë 1
rast (47 vjeç), Prizren 1
rast (88 vjeç), Shtime 1
rast (80 vjeç), Suharekë 1
rast (80 vjeç), Viti 1
rast (71 vjeç), Vushtrri 1
rast (54 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 57.317
raste nga 216.409 persona të dyshimtë dhe 1.447 humbje jete.
Gjatë 24
orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487
raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.383.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107
raste, Gjakovë 22
raste, Podujevë 22
raste, Lipjan 19
raste.
Gjilan 14
raste, Fushë-Kosovë 13
raste, Ferizaj 12
raste, Pejë 10
raste, Prizren 10
raste.
Drenas 9
raste, Kamenicë 8
raste, Rahovec 8
raste, Viti 8
raste, Obiliq 5
raste, Klinë 4
raste, Suharekë 4
raste, Malishevë 3
raste, Vushtrri 3
raste.
Istog 2
raste, Shtime 2
raste dhe me nga një
rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 15:10