Çmimi i karburanteve ka shënuar rritje në të gjithë botën dhe kjo po vërehet edhe në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të
Kosovës, Fadil Berjani i cili ka thënë se çmimi i
naftës në Kosovë tashmë ka arritur në 1.10
euro.
Rritja e çmimit të
naftës, që ka filluar gjashtë javë më parë, është më e madhja në 4 vitet e fundit. Të enjten çmimi për një barel ka arritur në 80 dollarë amerikanë.
Ky çmim sipas ekspertëve është rritur si pasojë e problemeve mes SHBA-së dhe Iranit dhe krizës në Venezuelë.
“Vitin e kaluar në të njëjtën kohë, çmimi i
naftës ka qenë 0.95
euro, pasi ka qenë kuota ndërkombëtare e prodhimit e madhe, derisa tani prodhimi i karburanteve ka rënie dhe në mënyrë automatike ka rritje të çmimit të karburanteve në të gjithë botën dhe kjo po ndikon edhe në Kosovë. Por qytetarët e
Kosovës janë duke u shërbyer me karburant me çmim më të lirë në rajon. Më lirë se në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni”, ka thënë Berjani.
Sipas tij, qytetarët e
Kosovës dhe bizneset, nuk kanë nevojë të krijojnë panik, pasi siç ka thënë Berjani, ata janë duke u shërbyer më çmime reale.
Aktualisht çmimi i
naftës në Kosovë është 1.10
euro, kurse i benzinës 1.11
euro.
Shtuar më 18/05/2018,
ora 16:45