Rritet çmimi i bukës në Kosovë
Pëlqej
Rritet çmimi i bukës në Kosovë. Çdo produkt është ngritur me 0.5 cent më shumë. Deri të hënën një bukë 500 gramë kushtonte 30 centë, ndërkohë që tani është shtrenjtuar në 35 centë. Shtrenjtimin i produktit bazë të ushqimit nga shitësit arsyetohet me ngritjen e çmimit të miellit dhe grurit në bursat ndërkombëtare.

Sipas shitësve të bukës, çmimi real i një buke 500 gramë, në krahasim me çmimin aktual të miellit dhe gazit natyror, duhet të jetë rreth 0.40 deri në 0.50 euro. Ndërkohë qytetarët nuk pajtohen me këtë ngritje.

Asnjë nga furrtarët nuk donte të fliste para kamerave. Por ata thonë se, ngritja e çmimit të bukës është bërë për shkak të ngritjes së çmimit të miellit. Sipas furrtarëve nga 38 euro sa kanë kushtuar 100 kilogramë miell, e njëjta sasi tani kushton 40 deri në 43 euro. Megjithatë jo të gjithë furrtarët në Prishtinës kanë shtrenjtuar bukën. Ka edhe nga ata që po vazhdojnë shitjen me çmimin e vjetër.

Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë nga ana tjetër, e arsyetojnë ngritjen e çmimit për shkak të ngritjes së çmimit të miellit në bursat ndërkombëtare. Por, theksojnë se rritja e çmimit të bukës nuk do të duhej të ndodhte deri në përfundimin e rezervave të miellit.

Një faktor tjetër që duket se ka çuar në shtrenjtimit bukës është edhe ngritja e çmimit të lëndëve djegëse. Shtrenjtime të tilla të çmimit të bukës ka pasur më herët, për t’u liruar më tej sërish.
Shtuar më 25/11/2010, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori