Rriten temperaturat, si do të jetë moti sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë 13 gradë Celsius.
Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do ti takojnë stadit të lartë të Troposferës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, njofton IHMK.

Shtuar më 20/02/2019, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori