Pacolli shpërthen ndaj Kurtit: Populist, ka pas vetes një ushtri adoleshtentësh që i ka ‘vjedhur’ nga prindërit

Kreu i AKR, Behgjet Pacolli, deklaroi për Ora News se Albin Kurti është populist dhe ka pas vetes një ushtri adoleshtësh me probleme familjare që i shfrytëzon në funksion të ideologjisë së tij.

Pacolli: Sigurisht që ai është populist, Kurti ka një ushtri adoleshentësh mbrapa, adoleshtë të vjedhur nga familjet, të ndarë nga prindërit e tyre, i ka tërhequr në rrugë dhe i shfrytëzon ata. Shikoni gjuhën e tyre, mund të studioni marrëdhëniet e tyre me prindërit, këta miliantët janë ata që kanë probleme me prindërit e tyre. Është me mbështetjen e adoleshentëve, ne adoleshtentët duhet ti ruajmë, ti edukojmë dhe jo ti kthejmë në një makineri që i shfrytëzon një ideologji politike.

Si shembull Pacolli sjell rrjetet sociale, ku niveli i gjuhës së përdorur nga militantët e VV ndaj çdokujt që kritikon Kurtin është fyes dhe kërcënues.

Pacolli: Shikoni çdo shkrim që është kundër VV dhe shikoni komentet e militantëve të tyre, nivelin e gjuhës së tyre, edukatën e tyre. Janë njerëz të pashkolluar, të paedukuar dhe njerëz me probleme psiqike. Këta janë milantët e VV.


Shtuar 1.05.2020 15:07