Rrfën Thaçi: Serbia kishte synim aneksimin e veriut, e parandaluam
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste ekskluzive për "Radion publike suedeze", ka thënë se Serbia kishte planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, sikurse Rusia bëri me Krimenë, fushatë kjo në kuadër të zgjedhjeve presidenciale serbe dhe një përpjekje e Serbisë për të provokuar administratën e re amerikane, e udhëhequr nga Donald Trumpi.

Thaçi ka theksuar se kur bëhet fjalë për Serbinë, politika e Kosovës nuk bëhet kurrë naive dhe se treni serb me mbishkrime nacionaliste ishte një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmet serbe në Kosovë.

Pavarësisht tensioneve, Thaçi është shprehur i bindur se Serbia do ta njohë Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori