Uellsi i falet Gareth Bale, shkon në finale të play-off (VIDEO)

Uellsi ka mposhtur Austrinë me rezultat 2-1 për të shkruar në finale të play-offit të Kampionatit Botëror.

Gareth Bale realizoi një gol fantastik nga goditja e lirë në minutën e 25-të.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë ishte sërish Bale që shënoi me një goditje brenda zonës për 2-0.
Në minutën e 65-të u hap ndeshja, kur Davies shënoi autogol.

Por deri në fund nuk kishte më gola dhe Uellsi do të luajë në finale me fituesin e çiftit Ukrainë – Skoci (ende nuk është vendosur se kur do të luhet).


Shtuar 24.03.2022 23:28