Rrëzohet helikopteri i KFOR-it në Aeroportit e Prishtinës
Rrëzohet një helikopter i KFOR-it në një nga pistat e Aeroportit të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur në pistën ushtarake të aeroportit “Adem Jashari", pistë që menaxhohet nga forcat e KFOR-it.

Sipas njoftimit zyrtat të autoriteteve aeroportuale, nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Aeroporti është përkohësisht i mbyllur dhe do të aktivizohet pas kthimit të shërbimit të zjarrfikëses në kategorinë e kërkuar.

Ndërkohë ekspertët e EULEX kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të incidentit dhe vetëm pas pas përfundimit të hetimeve pritet të japin të dhëna shtesë. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2015, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori