Qëlloi me armë zjarri shqiptarin në Itali, dorëzohet në polici autori

Është dorëzuar në polici italiani që qëlloi me plumb në kokë dhe qafë të riun shqiptar në Catania disa ditë më parë.

Mediet në Itali raportojnë se 27-vjeçari shqiptar ndodhet ende i shtruar në spital pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndër të tjera mësohet se një person i tretë është hedhur nga kati i dytë i pallatit, për t’i shpëtuar të shtënave.

Autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/ 


Shtuar 3.07.2023 11:52

Tags: ,