Bruno Fernandes te United, Sampdoria dërgon në FIFA Sportingun e Lisbonës

Kalimi i Bruno Fernandes te Manchester United ka futur në “sherr” dy ish ekipet e portugezit. Ekipi italian i kërkon atij portugez një shifër prej 4.6 milion eurosh e refuzuar kjo nga Sportingu.

Fernandes kaloi një sezon në Samp para se të transferohej në Sporting në verën e vitit 2017.

Sidoqoftë, Il Secolo XIX pretendon se Sampdora duhet të përfitojë nga kalimi i tij në United në janar.

Djajtë e Kuq firmosën me portugezin për 46.5 milionë euro, të cilat mund të rriten në 80 milionë euro në varësi të shpërblimeve.

Gazeta shkruan se si klubi italian duhet të paguhet 4.6 mln euro në tre këste dhe ende nuk kanë marrë pagesën e parë.

Kjo do t’i shtynte ata të kërkonin nga FIFA të ndërhynin, megjithëse skuadra e Lisbonës pohon se ata nuk i detyrohen asgjë, pasi 26-vjeçari nënshkroi një kontratë të re në 2018.

Sporting u urdhërua të paguanin Sinisa Mihajlovic 3 milion euro për shkarkim të padrejtë, por deri më tani kanë paguar vetëm një pjesë të kësaj.


Shtuar 6.05.2020 13:11