U përfol për një largim të mundshëm, Barça refuzon diskutimet për Aubameyang

Ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të Pierre-Emerick Aubameyang nga skuadra e Barcelonës, me Chelsea që kërkonte shërbimet e sulmuesit.

Për këtë u vu në dyshim e ardhmja e ish-lojtarit të Arsenalit në “Camp Nou”, pasi raportohej se ardhja e Robert Lewandowskit dhe Raphinhas i ka minimizuar minutat e tij.

Megjithatë, sipas “Sport”, Barcelona e sheh Aubameyang si “të patransferueshëm” dhe do të refuzojë të hyjë në diskutime me klubin anglez.

Po sipas burimit në fjalë Xavi e sheh sulmuesin me përvojë si një lojtar të rëndësishëm, ndërsa figura të larta në klub janë gjithashtu të prirur ta mbajnë atë.

Aubameyang është pjesë e katalanasve që nga fillimi i këtij viti, kur kaloi si lojtar i lirë nga Arsenali, ndërsa arriti të shënonte 13 gola dhe një asistim në 23 paraqitje, duke përfshirë 11 gola në 17 paraqitje në La Liga.

Pierre-Emerick Aubamyeang me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.


Shtuar 5.08.2022 12:10