Rrëqethëse! Historia e djalit shqiptar nga Kosova që u vra nga serbët teksa po i çonte ujë babait
Me 24 tetor 1998, snajperistët serbë vranë pas shpinës 11 vjeçarin, Shemsi Elshani.

Nga shtëpia e tij, përmes një rruge 22 vjet me parë, u nis në drejtim të malit.

Por, në atë kohë, Shemsi Elshani, nuk arriti që ujin t’ia dërgonte babait, i cili po priste dru në malin e fshatit.

Me 24 shtator të vitit 1998, 11 vjeçari, Shemsi Elshani nga Krajkova, u qëllua pas shpinës nga një snajperist serbë.

Ai u vra në vend, edhe pse atë kohë ishte vendosur një armëpushim mes serbëve dhe shqiptarëve.

E më t’i dëgjuar krismat, u alarmuan edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët natën po e kalonin në bodrumin e kësaj shtëpie në fshatin Krajkovë të Drenasit.

Por, nën shënjestrën e snajperistëve serbë, jo të gjithë kishin mundësi të shkonin ta tërhiqnin trupin e 11 vjeçarit të vrarë.

E kjo punë, iu besua ta bënte ish – ushtari i UÇK-së, Maliq Elshani.

Edhe pse kanë kaluar 22 vjet, Maliq Elshani, e kujton çdo detaj të asaj dite të rëndë.

Elshani tregon për T7, se sa e vështirë ishte për të të shihte një 11 vjeçar, të vrarë.

Me të marrë trupin, bartjes së tij iu bashkuan edhe shumë bashkëfshatarë.

Nga vendi ku u vra, 11 vjecari u bartë drejt shtëpisë së tij në fshat.

Ai u vendos në shtëpi, i rrethuar nga familjarë e gazetarë të ardhur nga e gjithë bota.

E dhimbja për vrasjen e tij, ishte e madhe…

Maliq Elshani, i kujton këto momente, kur me duart e tij, e vendosi në dyshemenë e kësaj dhome, trupin e pajetë të një fëmiu të vrarë nga regjimi serb.

Ndërkohë, nga kjo shtëpi, trupi i pajetë i Shemsi Elshanit, u nis drejt varrezave të këtij fshati.


Por, as ceremoninë e varrimit, forcat serbe nuk i lanë ta bënin të qetë.

Shemsi Elshani, u vra dhe u varros me 24 tetor të vitit 1998, në varrezat, që më vonë do ta merrnin emrin si varrezat e dëshmorëve të fshatit Krajkovë.

Në varrimi e tij, morën pjesë shumë njerëz nga rajoni i Drenicës.

Në shtëpinë ku jetonte Shemsi Elshani, tash nuk banon askush.

Për t’i ikur një ambienti që kujton vdekjen e të birit, familja Elshani janë shpërngulur nga Kosova për në Gjermani.
Shtuar më 30/09/2020, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori