Rrënohet muri i ”Kryqit të Kuq” në Prizren
Muri i ”Kryqit të Kuq” në Prizren, i cili dhe është nën mbrojte si monument i trashëgimisë kulturore, është rrënuar si pasojë e punimeve ndërtimore.

Në lidhje me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit, në Prizren është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti gjatë punës së tij me një ekskavator, duke hapur një bodrum, nuk ka ndërmarr masat e duhura për mbrojtjen e murit, transmeton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes sipas raportit të policisë kanë dalë hetues policorë dhe krim teknikët të cilët kanë kryer procedurat hetimore në prezencë të zyrtarëve komunal kompetent.
Shtuar më 17/10/2017, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori