Rrëfimi tronditës i kroatit: Kam vrarë 145 serbë, ata nuk janë njerëz
Pëlqej
Lun Terziç Nikoliç, një kroat i njohur për veprimtari kriminale ka rrëfyer se ka vrarë në jetën e tij gjithsej mbi 145 persona, që të gjithë serbë.

Ai madje nuk është penduar për vrasjet gjatë kohës së luftës, duke thënë se "ata nuk ishin njerëz, por ishin serbë, ishin armiq".

"Sa njerëz kam vrarë? Konfirmoj se kanë qenë 145 njerëz dhe le të mbetet me kaq. Megjithatë, ata nuk ishin njerëz, ata ishin armiq, armiq serbë. Ata ishin serbë, nuk ishin njerëz" ,deklaroi Lun Terzic Nikolic vetëm disa vjet para se të shpërngulet në Argjentinë, transmeton Tetova News.

Kroati Terziç pas luftrave në Ballkan ka ikur në vendet e Amerikës Latine, ku dhe atje e vrau gruan e tij, me ç'rast është dënuar me 13 vjet burg.

Në një intervistë dhënë nga burgu për një televizion kilian, ai ka tronidtur opinionin me deklaratat që ka dhënë dhe veprimtaritë kriminale.

Madje, ky televizion, duke iu referuar këtij rasti ka transmetuar edhe një episod seriali me titull "Kroati". /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori