Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit, çfarë duan rrobat e Luizit te shtëpia e Jorit? (VIDEO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli ka nxitur edhe më shumë aludimet në rrjet, pas një video që ka postuar në “Instastory”. Ajo tregon se ka ende kostumin sportiv që i ka dhënë Luizi kur ajo ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pranë saj ishte edhe një zonjë që po e ndihmonte që të rregullonte gardërobën, e cila kishte vendosur që të merrte kostumin në fjalë. Në fakt ishte vetëm trikoja dhe ato po kërkonin edhe tutat.

“Luiz ta mora. Po prit që mora këtë po janë dhe tutat, ku janë? Duhet ta bëj kostum”, dëgjohet të thotë zonja në video.

Kujtojmë se kur modelja u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk i kishin shkuar rrobat dhe ishte Luizi, ai që u ofrua që t’a ndihmonte duke i dhënë nga të tijat. E mesa duket Jori i ka ende dhuratat e tij.

Jori tashmë ka vendosur që të jetojë në Shqipëri, ndaj po zhvendoset.


Shtuar 19.06.2023 10:38