Rrëfimi i nënës së Smajl Hajdarajt: Si ma vranë djalin në prag të shtëpisë
Pëlqej
Familja Hajdaraj nga Dugaiva e Rugovës ka dhënë një kontribut tejet të madh për çështjen kombëtare.

Ndër të tjera, nga dera e kësaj shtëpisë ka dalë heroi i Kosovës, ish deputeti i Parlamentit të Kosovës, komandanti i UÇK-së, Smajl Hajdaraj.

Sot, gruaja e Arif Hajdarajt, nëna e Smajlit tregon sesi burrin ia mori dhe ia internoi UDB-ja dhe sesi djalin ia vranë në prag të shtëpisë.

“Burrin ma mori UDB-ja jugosllave-serbe, sepse e donte dhe e mbante në shtëpinë, Flamurin Kombëtar, sepse, Arifi ishte një NDSH-ist i pa epur, të cilin e kishin dënuar me 7 vite burgim të rëndë (1954, me numër të dosjes K24/55), të cilin e kishte vuajtur nëpër kazamatet më famëkeqe të asaj kohe”, thotë Hyrjaja për "Express".

Ajo tregon se ata vite për të ishin më të vështirat, pasi mezi i ka rritur djemtë dhe nëpër shkolla, me një punë të rëndomtë në bujqësi.

Ajo tregon dhe momentin e tmerrshëm, kur ia vranë djalinprag të shtëpisë, por se nuk shton detaje, për shkak të tmerrit dhe dhimbjes së përjetuar nga humbja e djalit.

“Kur shoh fëmijët, nipërit dhe mbesat, e shkolluar dhe me tituj nga më të lartit shkencor, më bën të harroj çdo vuajtje që kisha, si nënë dhe mbajtëse familjeje”, shton nënë Hyrja./albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori