Rrëfimi i ndjerë i ish-deputetit shqiptar: Për 10 ditë nëna dhe babai janë ushqyer vetëm me ujin e shiut
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ka rrëfyer një histori të trishtë që u ka ndodhur prindërve të tij, të cilët gjatë luftës në Kosovë kishin mbetur 10 ditë pa ushqim.

Ai u shpreh se për 10 ditë prindërit e tij kanë pirë vetëm ujë shiu, pasi po fshiheshin në mal për të mos u vrarë nga serbët.

“Kur është djegë Sofalia, ditën e Bajramit më 28 mars të vitit 1999, atë ditë e kanë zbardhë komplet Sofalinë dhe kanë shku për Mramor. Së bashku me këtë kolonë që kanë ikë për Mramor ka qenë edhe motra ime Halimja, me tre fëmijët, me burrin me plot njerëz. Nana dhe baba kanë ngel në mal dhe janë ushqyer prej 28 marsit deri më datën 8 prill, 10 ditë janë ushqy vetëm me ujë të shiut, duke e kullu ujin e shiut në shami të nanës

Duke e parë tha baba që dojnë me na hanger sorrat, se silleshin tha sorrat mbi trupat tonë, se na kishin mbetë vetëm eshtrat, janë kthy në shtëpi në Sofali te disa njerëz që i kanë mbajtë, ata janë në Australi tash dhe i falënderoj të gjithë.

Nana e ka marrë albumin e fotografive të mija dhe e ka fut në dhe. I ka thënë babës: Brahim, e kam parandjenjën që kanë me na vra serbët, por s’po du me mi marrë syretat e djalit”, rrëfeu Zeka në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”.
Shtuar më 12/12/2020, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori