Rrëfimi i 58-vjeçarit: Ja si e binda djalin të mos shkonte në Siri
Pëlqej
Një 58-vjeçar nga Peja ka arritur të bindë djalin e tij të mos shkonte në luftën në Siri. Ramadan H ka treguar për gazetën Express se ende kujton momentin kur djali i tij, Naimi i ishte lajmëruar nga Turqia bashkë me shokun e tij me mjekër dhe pantallona të shkurtër, Kemajl H.

Në atë moment, Ramadani thotë ta ketë kuptuar se shkuarja e djalit të tij në shtetin turk kishte për qëllim bashkimin me grupet terroriste ISIS ose AL-NUSRA, për të luftuar në Siri apo edhe Irak.

“Këtu fillon tmerri i gjithë familjes i cili ka zgjatur më shumë se një javë”, thotë Ramadani, i cili rrëfen për Gazetën Express se si arriti të bindë djalin e tij të kthehet në Kosovë, pavarësisht, se ishte nisur për t’u bashkuar të ashtuquajturve xhihadistë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori