Rrahu anëtarët e familjes, arrestohet
Pëlqej
Policia ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, i cili ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së vet.

"Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht anëtarët e familjes duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore. Njëra nga viktimat femër K/Shqiptare (motra e të dyshuarit) ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori