Rrahje masive në Kamenicë
Raportohet se dje në njërin prej shkollave të Kamenicës ka ndodhur një përleshje.

Policia e Kosovës tregon se janë arrestuar nëntë të dyshuar, të mitur, pasi që të njëjtit në oborrin e shkollës janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Shtuar më 14/10/2017, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori