Shoferja humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin, një i lënduar

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Luz të Krujës.

Automjeti me drejtuese shtetasen A. D., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri B. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.12.2021 19:00