Rradhë të gjata në vendkalimet Kosovë-Serbi
Kolona dhe pritje janë regjistruar në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në këto ditë të para të vitit. Policia kosovare bën të ditur se, në Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, kolona e automjeteve është rreth 1.5 km, ndërsa pritjet dy deri tre orë.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë rreth 2 orë e më tepër dhe kolona e automjeteve është rreth 3 kilometra në dalje.

Në Muqibabë pritjet janë rreth 30 minuta, kolona është rreth 300 metra në dalje.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet kufitare ku radhët dhe pritjet janë më të shkurtra. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori