Rradhë të gjata në Merdarë
Ardhja e emigrantëve në vendlindje, si zakonisht përcillet me kolona të gjata nëpër pikat kufitare. Edhe këtyre ditëve, kolona të gjata janë krijuar në pikë kalimin kufitar Merdar, por edhe të Dheu i Bardh.

Ndërsa e vetmja pikë kufitare ku nuk ka pritje, sipas Policisë së Kosovës, është ajo në Mutivodë.

Në prag të shtimit të fluksit të mërgimtarëve, Policia ka shtuar personelin në pikat e kontrollit kufitar, ndërkaq iu bën apel bashkatdhetarëve që t’i ndjekin edhe pikat tjera kufitare për t’iu ikur kolonave dhe pritjeve të gjata në kufij.

Me financim të Bashkimit Evropian, aktualisht është duke u punuar në zgjerimin e pikës kufitare në Merdare, që lidh Kosovën dhe Serbinë, e cila nga e kaluara njihet si nga pikat më të frekuentuara nga bashkatdhetarët, citon KTV.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera si alternativë, veçmas për të dalë nga Kosova në Serbi. Përveç Merdares, bashkatdhetarët mund të kalojnë nëpër Luginën e Preshevës për të hyrë në Gjilan nga Dheu i Bardh, por edhe nëpër Muçibabë, nëpër malësinë e Karadakut.
Shtuar më 03/07/2017, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori