“ROSU po kontrollon zonat serbe në Kosovë”
Njësia speciale e Policisë së Kosovës (ROSU), sipas televizionit serb RTS, po bënë patrullime të shpeshta ditët e fundit në komunitetet serbe në jug të Mitrovicës.

Serbët e mbetur në Hoçë të Madhe dhe Rahovec i kanë thënë kësaj medie se mbrëmë kishte patrulla të policisë speciale ROSU në vendet e tyre, transmeton lajmi.net.

“Prania e policisë është shqetësim për serbët, të cilët theksojnë se në komunitetet e tyre janë të shpeshta patrullimet e tilla”, ka thënë korrespodenti i RTS.

Sipas tij, në Hoçë të Madhe, Rahovec, Gorazhdec, mbrëmë ka pasur 15 patrulla të policisë Speciale me xhipa.

Fshatarët kanë raportuar se shpesh janë pjesë e aktivitetit të intensifikuar të patrullimi.

Ata thonë se patrullat e policisë speciale janë vërejtur mbrëmë në orët e vona të edhe në fshatrat serbe përreth Graçanicës. /Albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 18:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori