Rona pritet në Beograd me pankartat "Kosova është Serbi"
Pëlqej
Këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu ka kënduar nën masa të rrepta sigurie në festivalin "Mirëdita, Dobar Dan" i mbajtur në Beograd.

Përpara objektit të Filarmonisë të kryeqytetit serb, një grup prej 5 të rinjsh kanë dalë me pankartat "Kosova është Serbi", raporton Koha Net.

Festivali ka për synim që kultura e Kosovës të përcillet edhe përpara publikut serb.

Drejtori i përgjithshëm i festivalit, Millenko Dereta, lidhur me protestat tha se madje reagimet kanë qenë më të pakta nga se është pritur. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori