Romët dhe ashkalinjtë marrin rrugën e kurbetit
Pëlqej
Shumë romë, egjyptianë dhe ashkalinj që jetojnë në Kosovë kanë marrë rrugën e emigrimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për një jetë sa më të mirë.

Policia e Kosovës ka informuar se ka shumë raste kur në pika kufitare janë kapur pjesëtarë të këtyre komuniteteve, duke ikur ilegalisht nga Kosova drejt vendeve të BE-së, raporton Tribuna.

Emigrimi i romëve, egjyptianëve dhe ashkalinjve ka një tendencë në rritje kohët e fundit dhe është kthyer në një problem serioz për shtetin.

Një ashkali i ka thënë gazetës se jeta në Kosovë është bërë e rëndë dhe se në të nuk mund më të jetohet. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori