Rohan: Në veri ka më shumë nevojë për "dorën e shtetit"
Plani Ahtisaari me përjashtim të veriut, ku është e nevojshme një shtrirje më e madhe e "dorës" së shtetit, duket se në çështjet e tjera është zbatuar mirë.

Albert Rohan, ish-zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, 8 vjet pas prezantimit të këtij Plani, në bazë të të cilit Kosova një vit më pas e shpalli pavarësinë nga Serbia.

Edhe Rohan tashmë është rreshtuar në krahë të shumë diplomatëve të tjerë evropianë dhe amerikanë, të cilët po i kërkojnë Kuvendit të Kosovës, që ta themelojë Gjykatën Speciale, pasi që, siç thotë ai, në të kundërtën atë do ta themelojë komuniteti ndërkombëtar.

Gjatë një interviste për Zërin ai deklaron se; "Një Gjykatë Speciale është instrumenti i duhur dhe kjo është një shenjë e pjekurisë së shoqërisë së Kosovës që një gjykatë e tillë të themelohet nga Parlamenti i Kosovës në vend se një gjë të tillë ta bëjë komuniteti ndërkombëtar".

Gjithashtu ai ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, emigrimin e kosovarëve për në vende të ndryshme të BE-së, problemet ekonomike të vendit, luftimin e korrupsionit, radikalizmin fetar, etj. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori