Rivotimi në Istog, deri në orën 11:00 kanë votuar 7.63% të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e dytë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se deri në orën 11 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%, njofton KlanKosova.

Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%.

Daka njoftoi se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem.

Shtuar më 17/12/2017, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori