Rivarrosen 28 viktima të luftës në fshatin Rezallë
Sot rivarrosen mbetjet mortore të 28 viktimave të luftës të fshatit Rezallë, të Komunës së Skenderajt.
Po këtë ditë shënohet edhe 16 vjetori i masakrës së Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 deri më tani ishin të zhdukur.

Aktualisht, pas identifikimeve të fundit, janë edhe 16 persona të zhdukur nga fshati Rezallë, ku 8 janë nga data 5 prill 1999, pra të zhdukur në të njëjtën datë më 28 personat që do të rivarrosen sot, njofton kp.

Trupat e tyre të pajetë u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve tre ditë më parë.

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre persona kanë shpëtuar të gjallë. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori