Aksideti tragjik në Rrogozinë, viktima 27 vjeç

Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan. Një mjet tip Benz u përplas me një kamion, duke shkaktuar një tragjedi. Nga aksidenti ka humbur jetën një i ri.

Policia, ambulanca dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Është kërkuar ndihmë për nxjerrjen e trupit, pasi mjeti ndodhet poshtë kamionit. Gjithashtu ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.