Prestigjozja spanjolle: Reali po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit të Casemiros te United, ky është shkaku

Në momentet e para që Manchester United nisi të interesohej  për shërbimet e Casemiros, nga Spanja u shpërnda lajmi Reali nuk e diskuton largimin e brazilianit.

Mirëpo, së fundmi Marca raporton se është paga e lartë e lojtarit që mund të përbëjë një arsye për të lënë Casemiron të largohet nga “Bernabeu”.

Gjithashtu ardhja e Tchouamenit  ka shtuar konkurencën në repartin e mesfushës dhe mund të prodhojë ndonjë largim.

Braziliani është një nga shtyllat e mesfushës së Ancelotti, së bashku me Kroos dhe Modric dhe për momentin duket shumë e vështirë që të realizohet një operacion i tillë.

United është i gatshëm të ofrojë 50-60 milion euro për një nga mesfushorët shkatërrues më të mirë në botë./albeu.com


Shtuar 17.08.2022 12:55