Këtë herë, për ribashkimin e Borës me Donaldin foli Olsa Muhameti: Situata është në favor të tyre

Autorja Olsa Muhameti ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Wake Up”, ku ajo ndër të tjera është ndalur edhe te lidhja që po përflitet kaq shumë e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Olsa theksoi se Bora është shumë e kujdesshme dhe mjaft e kuruar. Gjithashtu, Olsa tha se Bora nuk e ka përdorur historinë e saj për famë. Madje, ajo nuk ka folur aspak.

“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndoshta të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet të ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, theksoi autorja.

Në studio, gazetarja Jonida Aliçkolli foli gjithashtu për marrëdhënien e dyshes. Ajo tha se e gjithë kjo situatë është në favor të Borës dhe Donaldit.

“E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin, ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja.

Mirëpo, nga ana tjetër, as Bora e as Donaldi nuk kanë konfirmuar asgjë. Të gjithë po flasin për ta si dhe shpesh kanë qarkulluar foto të dyshes në media sociale.